Maqedoni

Shkup, sanksionohen 96 shoferë

03.04.2024 09:15

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 96 sanksione,  
 
Trembëdhjetë gjoba janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tri gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.