Botë
Zelensky mesazh të qartë Putinit: Drejtësia është më e fortë se sa muret e Kremlinit
03.04.2024 10:21
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë që çdo agresor duhet të paguajë më pas”....

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë që çdo agresor duhet të paguajë më pas”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili foli përmes një lidhje skype në konferencën ministrore në Hagë për ‘Rikthimin e drejtësisë për Ukrainën’.
“Drejtësia është linja nga ku mund të nisë lëvizja drejt paqes së sigurt. Armët në fakt ofrojnë mbrojtje fizike, por është drejtësia ajo që rivendos ndjenjën e sigurisë në jetë që ishte mbrojtur me përdorimi i armëve. Është drejtësia ajo që sjell gjithashtu një ndjenjë parashikueshmërie në marrëdhëniet globale. Çdo agresor potencial duhet të dijë se çfarë e pret nëse shkatërron paqen. Është drejtësia ajo që mund të sigurojë që kjo të ndodhë”, tha Zelensky, duke kujtuar përvjetorin e dytë të masakrës së Buçës, emrat e të gjitha viktimave nuk dihen ende, duke e cilësuar “një simbol i ligësisë ruse për të gjithë botën”.
Po ashtu ai i drejtoi një mesazh presidentit Putin se drejtësia është më e fortë se muret e Kremlinit. “Vetëm puna jonë e përbashkët mund ta garantojë këtë”, përfundoi Zelensky.
