Maqedoni

Sulmi me armë zjarri në Haraçinë, u arrestuan dy persona

03.04.2024 10:39

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në sulmin me armë zjarri...

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në sulmin me armë zjarri në shënjestër të të cilit ka qenë kryetari i komunës së Haraçinës. Burime nga MPB-ja bëjnë të ditur se po punohet për identifikimin dhe ndalimin e sulmuesit që dje ka hapur zjarr me automatik në drejtim të Ridvan Ibrahimit.

Shoferi i kryetarit Ridvan Ibrahimi është dërguar në spital, dhe menjëherë i është nënshtruar një operacioni, ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime të lehta.  Të dy personat janë në gjendje stabile. Zyrtarisht  ende nuk dihen motivet e sulmit ndaj kryetarit të Haraçinës.  Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po kontrollohen kamerat e sigurisë, si dhe raportet  që kryebashkiaku kishte më parë me personat që e kërcënonin.