Maqedoni

Osmani në takimin ministror të NATO-s

03.04.2024 11:40

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të marrë pjesë në takimin ministror të NATO-s në Bruksel....

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të marrë pjesë në takimin ministror të NATO-s në Bruksel.

Në fokus të këtij takimi do të jetë përkujtimi i 75-vjetorit të NATO-s, si dhe prioritetet e Aleancës në prag të Samitit në Uashington. Siç njoftoi Ministria, në takim do të diskutohen sfidat aktuale të sigurisë, mbështetja afatgjatë e aleatëve  për Ukrainën, si dhe forcimi i mbrojtjes së Aleancës Veriatlantike.