Maqedoni

Të punësuarit në institucionet kulturore: Nuk po respektohet marrëveshja kolektive

03.04.2024 15:37

Të punësuarit në institucionet kulturore pagat e muajit mars do t’i marrin me vetëm 2 për qind rritje....

Të punësuarit në institucionet kulturore pagat e muajit mars do t’i marrin me vetëm 2 për qind rritje. Të punësuarit në institucionet kulturore kanë protestuar në formë të qetë duke sqaruar se sipas të gjitha ligjeve iu takon rritje prej 10 për qind nga marrëveshja kolektive dhe njëkohësisht rritja që përkon me harmonizimin e pagave në raport me pagën minimale.  
 
“Po duan të na bindin se nuk na takon rritja prej 10 për qind nga marrëveshja kolektive, sepse me rritjen e pagës minimale do të kemi rritje prej 12 për qind sipas marrëveshjes kolektive. Ne nuk do të marrim rrogë me rritje prej 12 për qind, por prej 2 për qind.”, - deklaroi Vera Atanasovska nga Sindikata e Kulturës.
 
“Bruto paga bazë rritet prej 10 për qind dhe jo baza për përllogaritje të harmonizimit. Nuk mundet që kolegëve tanë t’u jepni vendime që 20.175 do të rriten prej 10 për qind dhe mandej ua llogarisni koeficientet harmonizimit dhe e bëni bruto pagën. Nëse është ashtu, atëherë kësaj shume duhet t’i shtoni plus 10 për qind.”, - theksoi Sllobodan Trendafilov nga Lidhja e Sindikatave.
 
Ministrja e Kulturës thotë se me harmonizimin e radhës do të ketë rritje të pagave. 
 
“E vetmja gjë që do të ndryshohet është paga minimale, që do  të vazhdojë të rritet dhe me harmonizimin e radhës do të dëshmohet rritja e pagës.”, - u shpreh ministrja e Kulturës, Bisera Konstandinovska Stojçevska. 
 
Në përpilimin e kësaj zgjidhjeje, Ministria e Kulturës thotë se është konsultuar me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, me Inspektoratin e Tregut të Punës dhe shërbimet në Ministrinë e Kulturës.
 
GAZMEND REXHEPI