Basketboll

NBA: Toronto në krizë, një muaj pa fitore

03.04.2024 16:50

Skuadra e Torontos, ka rënë në krizë të madhe sa ju përket rezultateve...

Ajo tani më nuk ka fituar një muaj të plotë. Ka një seri negative prej 15 humbjeve, ndërsa të fundit ia shkaktuan Lejkersat me rezultatin 128:111.
 
Skuadra nga Los Angeles  e drejtuar në parket nga Rasel dhe Lebron Xhejms shum letë erdhi deri tek fitorja dhe u përforcuar në zonën e plej-in.  Për skuadrën e L A Lejkers, ishte kjo fitorja e shtatë në tetë ndeshjet e fundit.
 
Domantas Sabonis, me ndeshjen e tij të 57-të radhazi  me arritje “double-double”,  prej 22 pikësh, 20 kërcimesh dhe nëntë asistimesh, udhëhoqi Sacramenton në fitoren 109-95 ndaj Los Angeles Clippers.
 
Lituanezi ka shkëlqyer këtë sezon, me seri të rekordeve  dhe nuk e ka ndërmend të ndalet. Me 20 pikë, Ëestbrook ishte më efektivi për Clippers, të cilët pësuan humbjen e 28-të të sezonit.
 
Pas nëntë javë rehabilitim për shkak të intervenimit kirurgjik, në parket u kthye Xhoel Embid dhe skuadra e tij Filadelfia në përballjen me Oklahomën shënoi fitore të rëndësishme me rezultatin 109:105. Qendra e tyre Embid, vendosi ndeshjen me katër goditjet në 40 sekondat e fundit të ndeshjes.
 
Ndeshjen e përfundoi me 24 pikë.  Në gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit Filadelfia, do orvatet ti shmanget zonës së plej-in, pasi për momentin është e teta në renditje dhe do orvatet të kalojë katër skuadra si Majami, Indiana, Njujork dhe Orlando.
 
NBA-Rezultatet e sotme 
Sacramento – Clippers, 109-95
Toronto – Lakers, 111-128 
Philadelphia – Oklahoma, 109-105
Ëashington – Milëaukee, 117-113
Miami – Neë York, 109-99
Minnesota – Houston, 113-106
Denver – San Antonio, 110-105
Utah Jazz – Cleveland, 113-129
Golden State – Dallas, 104-100