Sportet E Tjera
Vendimi, CAS hedhë poshë ankesën e IBA
03.04.2024 16:53
Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Sport (CAS) hodhi poshtë ankesën e Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit...

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Sport (CAS) hodhi poshtë ankesën e Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA) kundër vendimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për t'i hequr IBA-së statusin e saj si organizatë ombrellë e këtij sporti.
IOC arriti në përfundimin se IBA nuk kishte zbatuar reforma në lidhje me menaxhimin, financat si dhe standardet etike, raporton Reuters.
“IBA nuk e ka forcuar transparencën financiare dhe vetëqëndrueshmërinë dhe masa e parashikuar e kërkuar nga ‘Grupi Mbikëqyrës i Reformës’ për të ndryshuar kulturën në organizatë nuk është zbatuar. Duke qenë se tre elementët e kërkuar nga Asambleja e IOC nuk u plotësuan, vendimi për të hequr autoritetin e IBA-së është legjitim”, shpjegoi CAS.
IBA, e drejtuar nga rusi Umar Kremlev, u pezullua me vendim të IOC në vitin 2019. Presidenti i IBA-së, rusi Umar Kremlyev tha në nëntor se do të apelonte në Gjykatën Supreme të Zvicrës nëse IBA, do të humbte rastin përpara gjykatës më të lartë sportive CAS.
Megjithatë boksi ka ruajtur statusin e tij si një sport olimpik në Lojërat e ardhshme në Paris, por KON-i, mbikëqyr kualifikimet dhe turnetë për medalje pa përfshirjen e IBA-së, siç ishte rasti në Lojërat e mëparshme olimpike në Tokio.
