Sportet E Tjera
Bolt dhe qeni më i shpejtë në botë garojnë virtualisht
03.04.2024 16:55
Në një platformë tre dimensionale të programuar nga ”MotionAthlete” Usain Bolt “garoi”...

Në një platformë tre dimensionale të programuar nga ”MotionAthlete” Usain Bolt “garoi” me një qen të rracës grejhund. Bolt vendosi rekord në distancën e 100 metrave në 2009-ën duke i përshkruar për 9.58 sekonda.
Ndërsa në distancën e 200 metrave, po në të njëjtin vit, ai vendosi rekord duke ndalur kronometrin në 19.19 sekonda. Ndërsa qeni i rracës grejhund përshkroi 100 metrat për 5.80 sekonda. Kjo nuk është hera e parë që shpejtësia e Bolt është krahasuar nëpërmjet simulimeve në kompiuter.
Pak muaj më parë kanali “Speed Shoëdoën” ka matur shpejtësinë e Kilian Mbape në fushë. Sipas matjeve vihet re qartë se Bolt është më i shpejtë pasi ylli i PSG-së 100 metrat i ka përshkruar për 10.90 sekonda.