Futboll
Lyon në finale të Kupës së Francës pas 12 vitesh
03.04.2024 17:01
Lyon ka mposhtur me shifrat 3-0 skuadrën e Valenciennes në gjysmëfinalen e Kupës së Francës...

Lyon ka mposhtur me shifrat 3-0 skuadrën e Valenciennes në gjysmëfinalen e Kupës së Francës, duke marrë kështu biletën për në finale pas 12 vitesh. Lyon nuk ishte asnjëherë në vështirësi, edhe pse u deshën 45 minutat e pjesës së dytë për të shënuar tre golat me dopietë të Lacazette dhe Orban.
Ky ishte një moment i jashtëzakonshëm për klubin, por edhe për tifozët, me këta të fundit që zbarkuan në fushë duke mbuluar çdo centimetër të saj për të festuar.
