Botë
Në Spanjë ka vdekur princi bullgar Kardam
07.04.2015 21:45
Kardam nga Bullgaria, djali i madh i ish-mbretit Simeoni i Dytë, ka vdekur nga Spanja...

Kardam nga Bullgaria, djali i madh i ish-mbretit Simeoni i Dytë, ka vdekur nga Spanja, shtatë vjet pas aksidentit, nga i cili princi nuk u rikuperua asnjëherë, kumtoi sot familja mbretërore.
Princi Kardam (52) ka ndërruar jetë në spital në Madrid nga infeksioni në mushkëri të shkaktuar nga palëvizshmëria e gjatë, transmeton Fena.
Jaguari i tij është përplasur në pemë në qytetin El Molar, në afërsi të Madridit, më 15 gusht të vitit 2008. Bashkëshortja e tij është lëndar më lehtë në aksident./mia
