Maqedoni
Parashikimi i motit
04.04.2024 09:03
Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike...

Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore afrimi gradual i Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite dhe të larta transparente. Do të fryjë dhe erë e dobët, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 18 deri në 25°C.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët. Temperatura minimale do të ulet në 5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 23°C.
