Maqedoni

Shkup, sanksionohen 127 shoferë

04.04.2024 09:15

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 127 sanksione.
 
Pesë gjoba janë shqiptuar për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, nëntë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), njëzet e nëntë gjoba për kundërvajtje të këmbësorëve.
 
Nga MPB njoftojnëse kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.