Botë
Bajdeni i indinjuar me Netanjahun: Të hetohet vdekja e punonjësve humanitarë
04.04.2024 09:29
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan sërish Izraelit të hapë sa më shpejt një hetim të pavarur...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan sërish Izraelit të hapë sa më shpejt një hetim të pavarur në lidhje me sulmin që shkaktoi vdekjen e 7 punonjësve të organizatës humanitare “Kuzhina qendrore botërore”.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Metju Miller, në konferencën e zakonshme të shtypit tha se Izraeli duhet të marrë masa më efikase për të mbrojtur punonjësit humanitarë dhe të gjithë civilët në terren. Ndërkohë, presidenti Xho Bajden do të zhvillojë një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, ku sipas Shtëpisë së Bardhë pritet t’i shprehë atij indinjatën e thellë në lidhje me këtë sulm.
Punonjësit e organizatës së ndihmave u vranë kur autokolona e tyre u godit nga disa raketa pasi kishin marrë pjesë në shkarkimin e 100 tonëve ushqime në Gazë. Ushtria izraelite shprehu "dhimbje të thellë" për incidentin dhe kryeministri Benjamin Netanjahu e quajti atë të paqëllimshëm.
