Maqedoni
Nis fushata për presidencialet, do të zgjasë deri më 22 prill
04.04.2024 10:27
Filloi fushata për zgjedhjet presidenciale. Në garë për ulësen në vilën “Vodno” janë shtatë kandidatë....

Filloi fushata për zgjedhjet presidenciale. Në garë për ulësen në vilën “Vodno” janë shtatë kandidatë. Fushata do të zgjasë deri më 22 prill në mesnatë, ndërsa votimi në raundin e parë është më 24 prill të mërkurën, që është ditë jopune.
Në zgjedhjet parlamentare garojnë 17 koalicione dhe parti dhe një listë e pavarur, të cilat duhet të konfirmohen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. LSDM dhe koalicioni, VMRO-DPMNE dhe koalicioni, “E di” e Maksim Dimitrievskit, GROM e Stevço Jakimovskit, koalicioni BDI, opozita shqiptare VLEN dhe e Majta, kanë lista në të gjashtë njësitë zgjedhore. Vendet deri në numrin 7 në fletën e votimit të 8 majit janë tashmë të rezervuara për partitë që mbështesin kandidat presidencial. Për pjesën tjetër, KShZ-ja ka afat deri më 13 prill për të hedhur shortin.
