Maqedoni

KSI shqyrton epideminë me kollën e mirë

04.04.2024 10:44

Në Shkup dhe Kumanovë ka epidemi të kollës së mirë, në Tetovë janë regjistruar 13 raste të kollës së mirë...

Në Shkup dhe Kumanovë ka epidemi të kollës së mirë, në Tetovë janë regjistruar 13 raste të kollës së mirë, ndërsa infeksione janë raportuar në dhjetëra komuna. Nëse do të ketë masa dhe rekomandime të reja do të vendosë Komisioni për Sëmundjet Infektive, i cili  do të ketë mbledhje gjatë ditës së sotme. 

Autoritetet shëndetësore thonë se po monitorojnë nga afër situatën. Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë pardje ka shpallur epidemi me 23 raste të regjistruara, ndërsa në Shkup para dy muajsh është shpallur epidemi, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 315, prej të cilëve numri më i madh janë foshnja. Autoritetet shëndetësore kërkojnë imunizimin me Di-Te-Per.