Botë

Senatori Paul shpall garën për president të SHBA-së

07.04.2015 21:47

Senatori republikan, Rand Paul, ka bërë të ditur se do të garojë për të marrë emërimin e partisë së tij...

Senatori republikan, Rand Paul, ka bërë të ditur se do të garojë për të marrë emërimin e partisë së tij për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, më 2016.
 
“Sot nis udhëtimin për rikthimin e Amerikës”, ka thënë ai.
 
Paul, senator nga Kentaki, ka pikëpamje libertariane konservatore.
 
Ai është republikani i dytë që shpall kandidaturën për president.
 
Një gjë të tillë tashmë e ka bërë ligjvënësi tjetër konservator i republikanëve, senatori Ted Cruz.