Maqedoni

Dokumentet personale, MPB: Personat që kanë mbushur 18 vjet, të shtunën fotografohen pa caktuar termin

04.04.2024 11:11

Ministria e Brendshme do të organizojë të shtunën në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 15:00...

Ministria e Brendshme do të organizojë të shtunën në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 15:00 në zyrat rajonale për çështje administrative në të gjithë vendin fotografim për dokumente personale pa caktuar termin për shtetasit që kanë mbushur moshën 18 vjeçare dhe nuk kanë asnjë dokument biometrik.

Ftojmë qytetarët që kanë mbushur moshën 18 vjeçare dhe nuk kanë asnjë dokument biometrik të vijnë të shtunën në zyrat rajonale të çështjeve administrative në të gjithë vendin, në mënyrë që të fotografohen dhe t’u përgatitet në kohë dokumenti personal, në mënyrë që të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme, thonë nga MPB.