Botë
Dialogu Kosovë – Serbi, raund i ri bisedimesh në Bruksel
04.04.2024 11:33
Në Bruksel nis raundi i ri i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës pas vendimit për heqjen e dinarit në Kosovë....

Në Bruksel nis raundi i ri i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës pas vendimit për heqjen e dinarit në Kosovë.
Shpresoj se “dallimet e mbetura” do të tejkalohen, ka shkruar në Fejsbuk, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak. Ai ka vlerësuar se takimi i mëparshëm i negociatorëve kryesorë, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, më 25 mars ka qenë konstruktiv. Në të njëjtën kohë, në Bruksel po mbahet një samit dyditor me rastin e 75-vjetorit të ekzistencës së NATO-s. Ministrat e Jashtëm të 32 vendeve anëtare të Aleancës po shqyrtojnë mënyrat për t'i ofruar ndihmë afatgjate Ukrainës.
