Dhjetë vjet bashkëpunim Maqedoni-Normandia e Poshtme
Normandia e Poshtme sot dhe nesër në Kanë është nikoqir i delegacionit të Maqedonisë, ku shënohet dhjetë vjetori i bashkëpunimit mes këtij rajoni francez dhe Republikës së Maqedonisë, lajmëron raportuesi i MIA-s nga Kana...

Bashkëpunimi mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë ka filluar në vitin 2005 si bashkëpunim rajonal bilateral.
Këto dy ditë festohet 10 vjetori i bashkëpunimit. Qëllimi ishte të krijohen lidhje ndërkulturore dhe lehtësim i këmbimit mes dy territoreve. Edhe krahas dallimeve të tyre, në dhjetë vitet e fundit është gjetur vizion i përbashkët për çështjet e decentralizimit, sundimit dhe zhvillimit lokal.
Ky bashkëpunim mundësoi këmbime të shumta të cilat rezultuan me realizimin e projekteve të përmbajtura dhe partneritetit të cilat vazhdojnë të përparojnë. Rezultatet nga ky bashkëpunim janë të dukshme dhe të rrënjosura në të dy shoqëritë. Për shkak të kësaj, bashkëpunimi i decentralizuar mes Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë tani shërben si shembull për stabilitetin e saj dhe përmbajtjen që i detyrohet përkushtimit dhe përkrahjes së shumë partnerëve të saj në dy territoret, në vend të parë qytetet, organizatat joqeveritare fuqishëm të përkrahura nga institucionet kompetente dhe rajonale.
Karakteristika e këtij bashkëpunimi është që ai zhvillohet mes strukturave të ndryshme dhe në të janë përfshirë: shoqata, qytete, institucione arsimore, studentë, artistë nga rajoni i Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë, të cilat u bashkuan për kryerjen e aksioneve të përbashkëta dhe promovimin e territorit të tyre. Ky është rezultat i llojllojshmërië në fushat e bashkëpunimit si kultura dhe trashëgimia, të drejtat e njeriut, të rinjtë, teknologjitë e reja të cilat sigurojnë mendim afatgjatë dhe progresiv të cilat gjithmonë zhvillohen dhe kontribuojnë për zhvillim të të dy territoreve, veçanërisht në nivel lokal.
Në programin për dhjetëvjetorin e bashkëpunimin është parashikuar gjatë ditës në selinë e Rajonit në Kanë, prezantim të bashkëpunimit Normandia e Poshtme-Maqedoni me përvoja të partnerëve, biseda individuale dhe takime. Nesër janë parashikuar tre punëtori tematike për "Sfidat e bashkëpunimit institucional: mendimet afatgjate dhe kapitalizimi i përvojave për njësitë lokale", "Bashkëpunimi me Ballkanin ose si të vlerësohet llojllojshmëria e indentiteteve evropiane" dhe "Bashkëpunimi i decentralizuar i transparencës ekonomike".
Në programin për bashkëpunim janë përfshirë 60 partnerë nga Normandia e Poshtme dhe Maqedonia, shoqata, njësi të vetëqeverisjes lokale, shkolla dhe institucione kulturore të cilat punojnë në shtatë boshte (teknologji informatike-komunikuese, të rinj dhe qytetërim, regjistrim të trashëgimisë kulturore, politika kulturore, turizëm, bujqësi dhe të drejta të njeriut), të definuara në pajtim me prioritetet lokale dhe kombëtare Krahas kësaj, ekzistojnë tetë vëllazërime akive mes komunave nga Normandia e Poshtme dhe Maqedonia, bosht transversal të përkrahjes institucionale për rajonalizim.
