Maqedoni
Lajmet në TVM2 për zgjedhjet, nga 30% pushteti e opozita, 10% joparlamentaret
04.04.2024 14:30
Me fillimin e fushatës, servisin publik fillon me aplikimin e rregullave që dalin nga neni 76 A alinea 2 e Kodit Zgjedhor....

Me fillimin e fushatës, servisin publik fillon me aplikimin e rregullave që dalin nga neni 76 A alinea 2 e Kodit Zgjedhor.
Sipas këtyre rregullave, edicionet informative në TVM2 të orës 16:00 dhe 18:30 do të ndahen 30% për lajmet nga vendi dhe bota. 30% e lajmeve do të ndahen për aktivitetet parazgjedhore të kandidatëve të partive në pushtet, Bujar Osmani dhe Stevo Pendarovski. 30% për kandidatët e partive në opozitë, Arben Taravari, Gordana Siljanovska Davkova, Biljana Vankovska Cvetkovska dhe Stevço Jakimovski. Ndërsa 10% e terminit të lajmeve do t’i ndahet kandidatit të partive jashtë parlamentare, Maksim Dimitrievski.
TVM2 do të kujdeset për t’i informuar rreth zgjedhjeve edhe personat me nevoja të veçanta, për të cilët do të përgatisë edicion special me titrim.
GYLTENE SINANI
