Renditja e FIFA-së, Maqedonia e V dhe Shqipëria humbin pozitat e tyre
04.04.2024 15:18
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka humbur një nga pozitë në ranglistën e FIFA-së...
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka humbur një nga pozitë në ranglistën e FIFA-së. Dy ndeshjet kontrolluese të marsit ku përfaqësuesja e vedit kishte një barazim dhe një humbje patën efekt negativ për renditjen FIFA-së. Maqedonia nga pozita e 68, ka rënë në pozitën e 69 ku ka 1354 pikë, ose ka humbur 7.98 pikë.
Ndërkohë, Shqipëria ka rënë për dy pozita. Nga pozita e 64-t ka rënë në pozitën e 66-të me 1375 pikë. Shqipëria në mars i humbi dy ndeshjet miqësore. Humbi 3:0 nga Kili në Parma, si dhe nga Suedia me rezultat, 1:0. Shqipëria në qershor do të luajë në evropianin e Gjërmanisë. Në grup e ka Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Kosova mbetet në pozitë ne 102-të me 1205 pikë. Kosova në muajin mars luajti dy ndeshje miqësore, në të cilat me rezultat 1:0 e mundi Armeninë, ndërsa në Budapest humbi nga Hungaria me rezultat, 2:0.
Sa iu përket përfaqësueseve më të mira Argjentina është në vendin e parë, kurse në pozitën e dytë është Franca. Belgjika është ngritur në vendin e tretë. Në “Top 10”, janë edhe Spanja, Italia dhe Kroacia. (Gazetar Safet Ademi)
