NBA, Bostoni shënoi fitoren e 60-të
04.04.2024 15:22
Skuadra kresuese e Konferencës së Lindjes, Boston Celtics mbrëmjen e kaluar me 135-100 e mundën Oklahoma City...

Skuadra kresuese e Konferencës së Lindjes, Boston Celtics mbrëmjen e kaluar me 135-100 e mundën Oklahoma City, e cila lufton për pozitën e parë në renditjen e Perëndimit. Me këtë fitore Bostoni, me përpjestimin më të mirë 60 fitore e 16 humbje, në fund të sezonit ka siguruar epërsinë e të gjitha mbiluajtjeve deri në finalen e madhe të NBA-së. Ndryshe kjo ishte fitorja e tyre e 11-ta në 13-të takimet e fundit.
Milëaukee Bucks kanë pësuar disftën e dytë brenda 48 0rëve. Këta në parket vendas me 111-101 i mundi Memphis Grizzlies. Bucks (47-29), që luajtën pa Lillard, Middleton dhe Beverley, edhe më tej mbajnë pozitën e dytë në Lindje, por tani iu kanosen Cleveland Cavaliers (46-31), të cilët mbrëmjen e kaluar me 122:101 u mundën nga Phoenix Suns. Booker i Feniksit ishte më i spikaturi i kësaj përballje dhe ndeshjen e përfundoi me 40 pikë. Feniksi me përpjestimin fitore humbje 45-31, tani kanë dalë në pozitën e gjashtë dhe të fundit që siguron kualifikimin në “play-offin” e konferencës së perëndimit.
Kliford largohet në fund të sezonit
Skuadra e Charlott Hornets, pas përfundimit të këtij sezonit do të ketë trajner të ri. Trajneri aktual Stiv Kliford, ka njoftuar të gjithë në klub se pas mbylljes së këtij sezoni nuk do të jetë më trajner i kësaj skuadre. Një vendim të tillë Kliford, ka marë për shkak të rezultateve të dobëta në këtë sezonë. Charlott Hornets, janë eliminuar nga konkurenca për “play – off” dhe janë një nga skuadrat më të dobëta në Perëndim. Këta mbrëmjen e kaluar në parket vendas me 89-86 i mundi Portlandi, me të cilën fitore i dha fund serisë prej nëntë humbjeve. (Gazetar Mustafa Ademi)
