Kupa e francës, PSG dhe Lyon luajnë në finalen e madhe
04.04.2024 15:30
Në finale e madhe të kupës së francës në futboll me 25 maj do të përballen Lyon dhe PSG...

Në finale e madhe të kupës së francës në futboll me 25 maj do të përballen Lyon dhe PSG. Skuadra nga kryqendra (PSG), u kualifikua në finale të Kupës së Francës, pasi të mërkurën mbrëma fitoi 1:0 përballë Rennesit në gjysmëfinalen që u zhvillua në “Parkun e Princave”. Skuadra e Lyon, një ditë më parë me 3:0 e kishte mundur Valencienne. Golin vendimtar në “Parkun e Princave”, e shënoi Kylan Mbappe në minutën e 40-të. Ishte ky goli i tij i tetë në garat e kupës i shënuar në këtë sezonë ose gjithsej i 37-ti.
Vetëm Michel Platini (44), Delia Onnis (44) dhe Bernard Lacombe (39), kanë shënuar më shum gola "Coupe de France". Tre minuta më herët Mbappe nuk shënoi nga pika e bardhë, pasi goditjen e tij e kishte pritur Stev Mandand. PSG e siguroi finale e 20-të, ndërsa deri më tani ka triumfuar në 14 prej tyre, ndërsa për Lyon kjo do të jetë finalja e 9-të. Deri më tani "luanët”, kanë triumfuar në pesë finale ndërsa fitorja e fundit në finale ishte në vitin 2012.
