Leverkuseni, 4 gola për finalen e Kupës
04.04.2024 15:33
Leverkusen ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Gjermanisë pas triumfit 4-0 në gjysmëfinale përballë Fortuna Dusseldorf....

Leverkusen ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Gjermanisë pas triumfit 4-0 në gjysmëfinale përballë Fortuna Dusseldorf. Një ndeshje e zgjidhur që në pjesën e parë përballë një kundërshtari që nuk mund të bënte me një makinerie perfekte të drejtuar nga trajneri Xabi Alonso. Frimpong 7’, Adli’ dhe Wirtz 35’ bënë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-0. Në pjesën e dytë Wirtz 60’(me penallti) kompletoi dopietën personale dhe “pokerin” për skuadrën e tij.
“Aspirinat” duket se do të rrëmbejnë gjithçka në Gjermani. Janë të parët në kampionat dhe shumë pranë sigurimit të titullit kampion. Në Kupën e Gjermanisë, më 25 maj, kanë një mundësi të mirë për të fituar një tjetër trofe, përballë është Kaiserslautern, një skuadër e Bundesligës 2. “Aspirinat” kështu kanë vazhduar serinë rekorde prej 40 ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet.
