Dinamo Zagreb – Rijeka përballen në finalen e kupës së Kroacisë

04.04.2024 15:36

Skuadra e Dinamo Zagrebit dhe Rijeka do të luajnë në finalen e 33-të, të Kupës së Kroacisë në futboll....

Skuadra e Dinamo Zagrebit dhe Rijeka do të luajnë në finalen e 33-të, të Kupës së Kroacisë në futboll. Dinamo  në Poljud me 1:0 e mundi Hajdukun, ndërsa golashënues ishte Sandro Kulenoviç në minutën e 15-të. Emir Sahiti luajti në tërë pjesën e dytë te vendësit, kurse Arbër Hoxha te mysafirët u inkuadrua në minutën e 77-të.
 
Rijeka në ½ finale e parë me rezultatin identik e mundi Lokomotiva Zagreb. Për Dinamo Zagreb do të jetë ko finalja e 24, ndërsa ka triumfuar në 16 prej tyre që paraqet rekord. Rijeka ia doli të sigurojë finale e saj të 9-të në kupën kroate, ndërsa në tetë finale e deritanishme ka trumfuar në gjashtë prej tyre.  Dinamo  me 16 trofe mban rekordin, Hajduku ka 8 trofe, Rijeka 6, ndërsa Osijeku dhe Inter Zapreshiç kanë nga një trofe.