Ndalesë e kamionëve në Strazhë, zhbllokohet aksi rrugor Shkup-Veles
Për shkak të reshjeve të borës në vendkalimin malor Strazhë është vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda....

Nga ora 06:45 mëngjesin e sotëm u normalizua komunikacioni për kamionë në aksion rrugor Mavrovë - Dibër, nga dje në mbrëmje në orën 21:45 aksi rrugor Katllanovë - Veles, i cili ishte i bllokuar prej dje në mesditë nga rrëshqitjet e mëdha të dheut. Për shkak të kujdesit, në gjatësi prej 500 metrave komunikacioni zhvillohet vetëm në një korsi për të cilën është vendosur sinjalizim shtesë të komunikacinit.
Ende është në ndërprerje të plotë komunikacioni në aksin Prilep - Resnjë, i cili është i bllokuar nga rrëshqitja e dheut. Komunikacioni është kahëzuar përmes qytetit të Manastirit. Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit me mbeturina të dëborës. Reshje të dobta të borës vërehen në Gjavato.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Në aksin rrugor Udovë-Gjevgjeli në pjesën te fshati Marvinci, komunikacioni zhvillohet nëpër një korsi. Në rrugën lokale Gjevgjeli-"Smërdliva voda" në vendin "Dllabok doll" për shkak të rrëshqitjes së dheut, komunikacioni zhvillohet nëpër një korsi për shkak të paraqitjes së shembjeve.
Në aksin rrugor P1205 Krupishte-Probishtip te fshati Neolazi ka ardhur deri në shembje të rrugës përmes dy korsive. Komunikacioni prej orës 09:45 është i ndërprer për të gjitha automjetet të cilat kahëzohen përmes fshatit Kiselica - f.Ratavica-f. Legovec-Probishtip.
Në territorin e Strumicës, për shkak të dëmtimeve të urës në lumin Turija, është vendosur ndalesë për komunikacionin e automjeteve të rënda transportuese në rrugën lokale f.Prosenikovë - f. Saraj, ndërsa komunikacioni zhvillohet përmes unazës. Në drejtimin rrugor R2232 Koçan - Zlletovë, afër fshatit Kiselicë, komunikacioni po zhvillohet me shpejtësi të kufizuar prej 30km/orë për shkak të dëmtimit të rrugës në gjatësi prej 50 metrave. Është vendosur sinjalizim adekuat. Në komunën Kriva Pallankë është e pakalueshme rruga e fshatit Duraçka reka - fshati Drenak, në gjatësi prej 7 kilometrash. Në rrugën rajonale Kumanovë - Kratovë, tek dalja në fshatin Zheleznicë ka dëmtim të asfaltit në gjatësi prej 10 metrash dhe janë vendosur shenjat për paralajmërim. Në drejtimin rrugor Llakavicë - Negotinë në kilometrin e 7-të mbi fshatin Leskovicë ka dëmtim të rrugës në gjatësi prej 200 metrave, ku është kryer sanimi. Në vend është vendosur sinjalizimi adekuat rrugor. Në këtë pjesë komunikacioni zhvillohet i ngadalësiar.
Për shkak të dëmtimit të urave në lumin Bregallnicë në ndërprerje është edhe komunikacioni në akset rrugore Koçan - Zërnovcë dhe Trabotivishte - Razllovcë.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
