Skena dhune në stadiumin Poljud

04.04.2024 15:40

Gjysmëfinalja e Kupës së Kroacisë në futboll mes Hajdukut dhe Dinamo Zagrebi e zhvilluar në stadiumin “Poljud”...

Gjysmëfinalja e Kupës së Kroacisë në futboll mes Hajdukut dhe Dinamo Zagrebi e zhvilluar në stadiumin “Poljud”, ka përfunduar me skena dhune dhe patjetër u desh të intervenojë policia. Sjellja e tifozëve rezultatin e kësaj ndeshje e hodhi në plan të dytë. Torcida nuk ka zgjedhur mjete për tu konfrotuar me policinë, ashtu që në terren dhe në drejtim të policisë kanë fluturua gjësende të ndryshme.
 
Mediat kroare shkruajnë se policia e Splitit, ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar ka arestuar 51 persona për shkak të trazirave që i kanë shkaktuar tifozët e Hajdukut në stadiumin “Poljud” dhe jashtë tij. Po ashtu bëhet e ditur se tetë policë kanë marrë lëndime, njëri prej tyre është me lëndime më të rënda dhe iu ka nënshtruar intervenimit kirurgjik. Ndryshe Dinamo në Poljud me 1:0 e mundi Hajdukun dhe kështu në finale e madhe  të kupës së kroacisë  do të përballet me Rijekën.