Ministri Izairi për vizitë në Prishtinë
08.04.2015 10:07
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi sot do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë, ku do të takohet me kolegun e tij kosovar, Ferid Agani...

Në takim pritet të flitet për avancimin e bashkëpunimit bilateral në sferën e menaxhimit ndërkufitar me ujërat dhe për ndryshimet klimatike, ndërsa do të shqyrtohen edhe mundësitë për paraqitje të përbashkëtme projekte para institucioneve ndërkombëtare.
Theks i veçantë do të vendoset në mundësitë për marrje të ndihmës teknike dhe financiare për realizim të projekteve tejkufitare për mbrojtje të lumit Lepenc dhe Malin Sharr.
