Gjermani, 400 policë akuzohen për ekstremizëm
Gjermania ka vënë nën hetim mbi 400 policë për shkak të pikëpamjeve të ekstremit...

Gjermania ka vënë nën hetim mbi 400 policë për shkak të pikëpamjeve të ekstremit të djathtë. Sipas një raporti për publikuar në median gjermane “Stern”, numri aktual i rasteve besohet të jetë më i lartë pasi disa shtete të ndryshme në Gjermani nuk mund të jepnin numra të përditësuar.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ka një përpjekje të qëllimshme nga ekstremistët e krahut të djathtë për të destabilizuar forcat e policisë, duke paraqitur një kërcënim më të madh se kurrë më parë.
Herbert Reul, Ministri i Brendshëm i Rhein-Westfalisë së Veriut, theksoi rëndësinë e sigurimit që oficerët e policisë të mbështesin vlerat kushtetuese dhe të mos demonstrojnë ideologji ekstremiste.
Ai i cilësoi oficerët që nuk u përmbahen këtyre parimeve si një kërcënim për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke deklaruar se individë të tillë nuk duhet të jenë pjesë e forcës policore.
