Maqedoni
Parashikimi i motit
05.04.2024 09:03
Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike...

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore (afrimi gradual i Anticiklonit Afrikan).
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite dhe të larta transparente. Do të fryjë edhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 28°C.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26°C.
