Zyrë e disperzuar e Agjencisë për punësim në Rankovc

08.04.2015 10:03

Agjencia për punësim sot në komunën e Rankovcit do të hapë zyrë të disperzuar, në të cilën banorët do të mund të relaizojnë të drejta dhe obligime dhe të marrin shërbime...

Në hapjen e zyrës është paralajmëruar prania e drejtorit të Agjencisë, Vllatko Popovski.

Qëllimi i zyrave të disperzuara është që shërbimet e Agjencisë të bëhen më të qasshme për qytetarët. Deri tani, Agjencia për punësim ka hapur 47 zyra të disperzuara.

Krahas zyrës së sotme është paralajmëruar edhe hapja e zyrës së disperzuar edhe në komunën e Aerodromit në Shkup, ndërsa në vjeshtë edhe në Plasnicë, me çka do të rrumbullaksohet plani për mbulim të tërë territorit të shtetit me hapësira plotësuese me shërbime për qytetarët.