Botë
Shqipëri, 1.100 të dënuar përfitojnë nga amnistia penale
05.04.2024 10:51
Në Kuvendin e Shqipërisë u miratua Projektligji për Amnistinë Penale, me 116 vota pro, një kundër dhe një abstenim....

Në Kuvendin e Shqipërisë u miratua Projektligji për Amnistinë Penale me 116 vota pro, një kundër dhe një abstenim.
Ligji për amnistinë, i cili kërkonte shumicë të cilësuar, u miratua me votat e shumicës socialiste dhe opozitës së grupimit Berisha-Bardhi. Kundër votoi vetëm deputeti, Agron Shehaj, ndërsa deputetja Ermonela Felaj abstenoi. Kuvendi miratoi edhe amendamentin e Gazment Bardhit për amnistinë me 111 vota pro, tri kundër dhe një abstenim. Në këtë amendament është kërkuar që të përfshihen në amnisti protestuesit e PD-së të dënuar, nën hetim apo të proceduar deri në datën 31 mars 2024.
