Maqedoni

Shënohet Dita botërore e shëndetit

05.04.2024 11:11

7 prilli është evidentuar si Dita botërore e shëndetit nën moton "Shëndeti im, e drejta ime". ...

7 prilli është evidentuar si Dita botërore e shëndetit nën moton "Shëndeti im, e drejta ime". Me këtë rast, Shoqata Mjekësore  dhe Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë organizojnë sot manifestime të shumta me rastin e cila festohet nën moton "Shëndeti im, e drejta ime". 
 
Në këtë ceremoni janë paralajmëruar fjalimet e kryetarit të Shoqatës së Dr. Goran Dimitrov, ministrit të Shëndetësisë, Ilir Demiri dhe përfaqësueses special të OBSh-së për Maqedoninë e Veriut dr. Ane Johanson. Raport për Ditën botërore të shëndetit “Shëndeti im, e drejta ime” do të lexohet nga prof. dr. Katerina Stavric nga Qendra për Mjekësi Familjare, si dhe nga Fakulteti i Mjekësisë në Shkup.