Stoltenberg: NATO-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

05.04.2024 11:44

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se NATO-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë....

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se NATO-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë. 

Një nga çështjet kryesore në këtë takim ishte vazhdimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën, tha Stoltenberg dhe deklaroi se një takim është mbajtur edhe në formatin e Këshillit NATO-Ukrainë, ku mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba. Situata në fushën e betejës mbetet e rëndë.
 
“Ukraina ka nevojë për më shumë mbrojtje ajrore, më shumë municion dhe më shumë ndihmë.”, theksoi Stoltenberg.
 
Ai përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme nga aleatët, e cila përfshin shpalljen e 600 milionë eurove ndihmë për artilerinë gjermane, 10.000 dronë nga Mbretëria e Bashkuar dhe më shumë raketa dhe automjete të blinduara nga Franca, si dhe një paketë të re ndihme prej 188 milionë eurosh nga Finlanda, duke vënë në dukje se NATO-ja duhet të shprehë edhe më shumë mbështetjen e saj.