Zgjedhjet presidenciale, Taravari në Dibër riktheu në vëmendje MO-në
Me fillimin e fushatës presidenciale, Koalicioni “Vlen”, mbrëmë kishte hapjen e Shtabit Zgjedhor në Dibër....

Me fillimin e fushatës presidenciale, Koalicioni “Vlen”, mbrëmë kishte hapjen e Shtabit Zgjedhor në Dibër. Kandidati për president, Arben Taravari foli mbi programin e tij presidencial. Duke u ndalur te Marrëveshja e Ohrit, Taravari theksoi se shtylla kryesore e kësaj marrëveshjeje, decentralizimi, nuk u zbatua asnjë herë.
"Një prej katër shtyllave të programit tonë presidencial është Kushtetuta. Ju e dini se Kushtetuta e Maqedonisë që u votua në vitin 1991, nuk u votua prej shqiptarëve, ishte diçka që nuk u përkrah asnjëherë prej shqiptarëve. I ndjeri Arbën Xhaferi thoshte, Kushtetuta është gjeneratore e krizave politike në Maqedoni dhe kështu ishte. Kjo ishte e vërteta deri sa nuk ndodhi konflikti në vitin 2001 dhe u plotësua dhe u ndryshua kjo Kushtetutë, por asnjëherë Marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar deri në fund. Edhe sot e kësaj dite, shtylla kryesore e Marrëveshjes së Ohrit ishte decentralizimi fiskal dhe ajo nuk ndodhi, vetëm në letër, por kurrë nuk u zbatua.", - deklaroi kandidati për president i koalicionit “Vlen”, Arben Taravari.
