Maqedoni
Aksidenti i autobusit nga RMV-ja në Itali, 11 të lënduarit lehtë lëshojnë spitalin
05.04.2024 13:35
Në fatkeqësinë e komunikacionit të një dite më parë të autobusit nga Maqedonia e Veriut në Itali...

Në fatkeqësinë e komunikacionit të një dite më parë të autobusit nga Maqedonia e Veriut në Itali, ka humbur jetën shoferi 59 vjeç, ndërsa 12 udhëtarë kanë mbetur të lënduar. Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, 11 udhëtarëve pasi u është dhënë ndihmë mjekësore janë lëshuar nga spitali, derisa udhëtari i 12-të do të duhet t’i nënshtrohet operimit.
“Në lidhje me aksidentin e djeshëm në Itali, Ministria e Punëve të Jashtme përmes Ambasadës në Romë ka marrë informacion se pas ndihmës adekuate mjekësore për lëndimet e lehta të marra, në spitalin në qytetin San Benedeto del Tronto, 11 pasagjerë, shtetas të Maqedonisë së Veriut janë lëshuar nga spitali dje, në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa pasagjeri i 12-të, shtetasi ynë ndodhet në spitalin e Ankonës, ku sot do t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtime në këmbë dhe krah.”, bëjnë të ditur nga MPJ-ja.
Mediat italiane kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur pasi janë përplasur autobusi nga Maqedonia e Veriut në një tunel me dy kamionë, pas çka ka shpërthyer zjarr në njërin nga kamionët që po transportonte alkool.
GYLTENE SINANI
