LPFM – java e XXVI

05.04.2024 16:26

Liga e Parë futbollistike do të rikthehet përsëri të shtunën dhe të dielën e datave 6 dhe 7 prill...

Liga e Parë futbollistike do të rikthehet përsëri të shtunën dhe të dielën e datave 6 dhe 7 prill. Do të luhen ndeshjet e javës së 26-të, ku mbi të gjitha spikat dueli Voska Sport - Rabotniçki që do të zhvillohet në  stadiumin e qytetit në Ohër. Sipas kalendarit të kësaj jave, në fillim do të ngrejë siparin takimi midis Sileksit dhe Gostivarit, që do të zhvillohet të shtunën. Dallimi në pikë mes këtyre dy skuadrave është vetëm 4 pikë. Këtë ndeshje do të mund ta ndiqni në transmetimin direkt në servisin public TVM.
 
Ditën e dielë do të zhvillohen edhe 5 ndeshje të tjera për të mbyllur javën. Ndeshja Makedonija Gj.P – Shkëndija, do të vijë në transmetim direkt në TVM. Të dyja skuadrat do jenë në kërkim të pikëve të vlefshme për ecurinë e mëtejme në kampionat. Të njëjtën peshë të pikëve do ketë edhe përballja Vardari – Struga TL. Të dyja ekipet kërkojnë pikët e njëjta të mbijetesës dhe për titull të kampionit. Të gjitha ndeshjet do të nisin në ora 15:00.