Trajneri Senev debuton në ndeshjen me Shkupin

05.04.2024 16:28

Skuadra e Bregallnicës nga Shtipi, ka bërë publike emrin e pasardhësit të trajnerit Goran Zdravkov...

Skuadra e Bregallnicës nga Shtipi, ka bërë publike emrin e pasardhësit të trajnerit Goran Zdravkov i cili nga pankina e kësajskuadre u largua pas serisë së rezultateve të dobëta në kampionat. Skuadra nga Shtipi, vendin e lënë bosh vendosi ta plotëosjë me trajnerin Trajçe Senev, që do ketë vetëm një obligim të sigurojë mbetjen në elitën e futbollit vendor. 
 
Senev në pankinën e skuadrës më të dobët në këtë sezonë do të debutojë të dielën në ndeshjen me Shkupin, e cila është e vleshme për javën e 26-të. Bregallnica për momentin mban pozitën e 12-të, në renditjen e LPFM-së, ashtu që trajneri Senev do të ketë një mission shum të vështirë.