Zjarr i madh shpërtheu në Los-Anxhelos

08.04.2015 10:28

Të paktën një person është lënduar në zjarrin e madh, i cili shpërtheu në katin e fundit të një ndërtese afariste në Los-Anxhelos, njoftuan mëngjesin e sotëm mediat amerikane...

Në shuarjen e zjarrit për momentin po marrin pjsë më shumë se njëqind zjarrfikës.

Zjarri shpërtheu në një ndërtesë afariste gjashtëkatëshe në qarkun Uestlejk.

Shërbimi zjarrfikës i qytetit njoftoi se zjarri për momentin është nën kontroll, por që ende nuk është shuar.

Në një moment në shuarjen e tij morën pjesë madje 170 zjarrfikës, thuhet në kumtesën e shërbimit zjarrfikës.