La Clippers ndal kampionët e Denverit

05.04.2024 16:33

LA Clippers me fitoren 102-100 ndaj Denverit, i ka dhënë fund serisë negative prej pesë humbjeve në parket vendas....

LA Clippers me fitoren 102-100 ndaj Denverit, i ka dhënë fund serisë negative prej pesë humbjeve në parket vendas. Clippers me këtë fitore kanë mbetur në pozitën e katërt në Perëndim, ndërsa Denveri dhe Oklahoma në pozitën e tretë gjegësisht të dytë janë të pa arritshëm në 1o ditë para përfundimit të sezonit të rregullt. Me kët Clippers me pozitën e katërt në përballjet me Feniksin dhe Dallasin, kanë siguruar përparësinë e terrenit vendas në balotazh.
 
Një fitore të rëndësishme në mbrëmjen e fundit të basketbollit amerikan siguroi skuadra e Golden State Ëarriors, me këta të fundit, që fituan me rezultatin spektakolar, 110-135, në transfertë e Houston Rockets, me Stephen Curry e Clay Thompson, që kujtuan “kohët e arta”, teksa të dy shënuan nga 29 pikë në suksesin e skuadrës nga San Françisko.
 
Nuk zhgënjeu as Dallas, me skuadrën e Atalantas, që i shtoi një tjetër fitore serisë pozitive, ku padyshim “ylli” absolut ishte slloveni, Luka Doncic, i cili ruajti nivelin e paraqitjeve të tij në këtë sezon, teksa shënoi 25 pikë, kapi 12 topa në tabelë dhe dhuroi 8 asistime, në fitoren 109-95, ndaj Atalanta Haëks, për të siguruar një “biletë” për në fazën e “play off”. (Gazetar Safet Ademi)