Maqedoni
Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Gostivar-Strazhë, janë lënduar tre persona
05.04.2024 17:22
SPB Tetovë njofton se tre persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë...

SPB Tetovë njofton se tre persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, në aksidentin trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Strazhës.
“Sot (04.05.2024) në ora 09:45 në DPB- Gostivar është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të mjetit ngarkues “Mercedes Vito” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.K. (44) nga Shkupi dhe një veturë “Volvo” me targa të Shkupit, e drejtuar nga V.S.(67) nga Shkupi.
Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i veturës “Volvo”, ndërsa me lëndime kanë pësuar vozitësi i “Mercedesit” dhe pasagjeri F.M.(55) nga Shkupi, të cilat janë konstatuar në spitalin “Ferid Murad” në Gostivar.
Me autorizim të prokurorit publik, ekipi inspektues i DPB-Gostivar ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
