Në Shkup 16 aksidente
Gjatë ditës së kaluar në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej 16 aksidente trafiku...

Prej tyre, 12 janë me pasojë materiale dhe tre janë me pasoja të lehta trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy shoferë të një automjeti t duhëtarëve, një bashkëudhëtarë dhe një shofer i mopedit.
Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja të rënda trupore në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një udhëtar në autobus.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbulaur dhe sanksionuar 25 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin, 21 shoferë të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë folur në telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 13 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në kalim të shënuar të këmbësorëve, gjegjësisht nuk i kanë respektuar shenjat e semaforëve në komunikacion në udhëkryqe. Janë ndërmarrë masa edhe ndaj këmbësorëve me ç'rast janë sanksionuar 38 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar të këmbësorëve ose, madje, kanë kaluar në dritë të kuqe në semaforët për këmbësorë. Prej tyre, 28 këmbësorëve krahas ftesës për pagesë të gjobës u është dërguar edhe ftesë për mësim për komunikacionin.
Me ndihmën e automjetit special "kaçubet" gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së trafikut janë larguar 58 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në SHF "Shën Cirili dhe Metodi" e cila ndodhet në vendbanimin Kuçevishte, me nxënësit e klasave të dyta dhe të katërta.
Sot me fillim në orën 11:45 në organizim të Komunitetit rom do të mbahet "Marsh i krenarisë dhe dinjitetit". Me qëllim të mundësimit të komunikacionit të sigurt dhe të rregullt nga ana e policisë së trafikut do të ndërmerren masa të sigurimit të komunikaiconit, rregullim fizik, ndërsa sipas nevojës edhe riorientim të komunikacionit.
