Botë
Përplasen dy autobusë në Romë, disa të plagosur, mes tyre edhe një foshnje dy muajshe
05.04.2024 20:24
Të paktën 15 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy autobusëve në Romë...

Të paktën 15 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy autobusëve në Romë, njëri prej të cilëve i transportit publik.
Sipas mediave italiane, mes të plagosurve janë edhe pesë nxënës dhe një foshnje dy muajshe, e cila aktualisht ndodhet në urgjencën e pediatrisë për vëzhgim.
Sipas raportimeve, ka qenë drejtuesi i autobusit të transportit publik që ka humbur kontrollin, duke u përplasur me mjetin tjetër.
