Një polic i bardhë në ShBA akuzohet për vrasje (VIDEO)
08.04.2015 12:17
Një polic i bardhë në Shtetet e Bashkuara është akuzuar për vrasje pasi ka qëlluar për vdekje një person me ngjyrë...

Një video e filmuar nga një kalimtar ka treguar policin, Michael Thomas Slager, duke qëlluar 50 vjeçarin, Walter Lamer Scott, disa herë në shpinë, teksa ai largohej pas një zënke.
Ngjarja në North Charleston vjen në kohën e tensioneve midis autoriteteve të rendit në SHBA dhe komuniteteve pakicë, pas disa vrasjeve të personave me ngjyrë nga zyrtarët policorë.
Vdekja e Michael Brown në Ferguson të Misurit dhe e Eric Garner në Nju Jork, vitin e kaluar, ka shkaktuar protesta kombëtare.
