MPB, 18 vjeçarët fotografim për letërnjoftim pa termin
Personat të cilët kanë mbushur 18 vjet....

Personat të cilët kanë mbushur 18 vjet të cilët nuk kanë dokumente biometrike, kishin mundësi që të fotografohen pa termin paraprak, që ata të mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Bëhet fjalë për rreth 500 persona, dokumentet e të cilëve do të duhet të jenë gati para zgjedhjeve.
“Deri tani ishte vështirë, tani rrethana lehtësuese. Për herë të parë vijë këtu në stacionin policor Proleçe, po pres gjysmë ore”.
“Po për herë të parë nxjerr, vetëm sa erdha para 5 minutash. Mendoja se duhet të pres por më vjen mirë që pa termin 18 vjeçarët të mund të nxjerrin.”
“Për herë të aprë po fotografohem për letër njoftim. Nuk kisha caktuar termin, tani do ta shfrytëzoj për të votuar.” – thanë disa të rinjë të intervistuar nga TVM2.
Deri tani për letërnjoftime me emrin e ri të shtetit janë fotografuar 1 milion e 200 mijë njerëz, mbi një milion e gjysëm për pasaportë dhe rreth 650 mijë për leje të vozitjes. (Florije Kamberi, TVM2)
