Tensione në Lindjen e Mesme, sulme dhe uri në Gaza, arrestime në Jerusalem

06.04.2024 15:48

Selia e lëvizjes Amal në Libanin jugor...

Selia e lëvizjes Amal në Libanin jugor, aleat i Hezbollahut ka qenë cak i një sulmi të ushtrisë Izraelite.  Këto sulme po ndodhin në rrethana të tensioneve të larta mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa Hezbollahut ka paralajmëruar se sulmet e tilla rrezikojnë rajonin.

“Hesbollahu është i përgatitur  në mënyrë emotive, psikologjike dhe ushtarakisht, me forcë të mjaftueshme ti kundërpërgjigjet çfarëdo lufte, nëse armiku e fillon me Libanin.” – tha  Hasan Nasrallah – Hezbollah.

Izraeli dhe SHBA-të nga ana tjertetër janë në pritje të sulmit hakmarrës të paralajmëruar nga Irani, pas sulmit izraelit në Damask.

“Sulmojmë atje ku do të vendosim, sulmi ynë është i fuqishëm dhe preciz, e godet armikun i cili kërkon mënyrë për tu hakmarr. Ne jemi të gatshëm të përballemi me atë.” – u shpreh  Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Joav Galant.

Po rriten tensionet edhe në Jerusalem ku policia izraelite ka arrestuar sdisa persona pasi kanë brohoritur në mbështetje të Hamasit. Ndërkohë në Gaza situata mbetet e pa ndryshuar.

“Vdesim për ti ushqyer fëmijët tanë. Kjo është ajo që solla pak ushqim.” – u shpreh një qytetar i Gazës

“Ata që nuk vdesin nga bombardimet, vdesin kur shkojnë për të sjellur një pako me miell apo ndihmë.” – tha një tjetër qytetar i Gazës.  

Ndërkohë, pas presionit amerikan janë hapur më shumë kalime për ndihmë në veri të Gazës. SHBA-të po e shqyrtojnë raportin izraelit për sulmin vdekjeprurës ndaj punëtorëve humanitarë, dhe kërkon që kjo të mos përsëritet.

“Po e shqyrtojmë me kujdes raportin, për ne është me rëndësi që diçka e këtillë të mos përsëritet.” – deklaroi Zëdhënësi i Këshillit për siguri nacionale të SHBA-ve, Xhon Kirbi.

Izaraeli ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e punëtorëve humanitaër, por thot se sulmi ka qenë gabimisht. Ndërkohë nga organizata Kuzhina Qëndrore botërore kërkojnë hetime të pavarura. (Gyltene Sinani, TVM2)