Fiton Atletiko, rrezikon Realin

08.04.2015 12:21

Atletiko Madrid ka arritur të mposhtë më rezultatin 2:0 skuadrën e Real Societadit. Madrilienët triumfuan në sfidën e zhvilluar në Vicente Calderon me golat e Mikel Gonzalez (ag 3’) dhe Antoine Griezmann (10’)...

Me një ndeshje më shumë të zhvilluar, Atletiko tanimë ka 65 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë të La Liga-s, me dy pikë më pak se Reali i Madridit, i cili ndodhet në vendin e dytë.