Shkup, digjen pesë vetura në poligonin e vjetër
06.04.2024 18:45
Pesë vetura janë djegur në afërsi të parkut të qytetit....

Pesë vetura janë djegur në afërsi të parkut të qytetit në Shkup. Veturat ishin të parkuara në pjesën e poligonit të vjetër për vozitje.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, i cili ka shkaktuar vetëm dëme matriale.
Ekipet zjarrëfikëse kanë dalur menjëherë në teren për shuarjen e zjarrit, derisa ekipet policore po punojnë për të zbuluar shkaqet se si erdhi deri te zjarri.
Sipas ekipit të zjarrëfikësve po të mos ishte intervenuar shpejtë, zjarri do të ishte përhapur edhe te veturat tjera që kanë qenë të parkuara aty pranë.
Në shuarjen e zjarrit janë angazhaur katër automjete zjarrëfikëse dhe 13 zjarrëfikës.
