Fitore e madhe e Juves
08.04.2015 12:22
Juventusi ka arritur të fitojë 3:0 kundër Fiorentinës. Kampionët në fuqi të Italisë kanë dëshmuar edhe njëherë se ata janë dominues në fushën e blertë, së paku në këtë vend...

Pas kësaj fitoreje në transfertë, Juventusi kualifikohet për në finale të Kupës së Italisë me rezultatin e përgjithshëm 4:2.
Alessandro Matri (21’), Roberto Pereyra (44’) dhe Leonardo Bonucci (59’) shënuan golat e këtij triumfi për Zonjën e Vjetër. Juventus pret sfidën mes Napolit dhe Lazios, e cila luhet sonte, që të mësojë kundërshtarin në finale të Kupës së Italisë.
