Qendra tregtare “East Gate”, digjet një automjet, evakuohen qytetarët
06.04.2024 20:55
Sonte rreth orës 18 është regjistruar zjarr....

Sonte rreth orës 18 është regjistruar zjarr në një automjet në qendrën tregtare “East Gate”.
Menjëherë është aktivizuar alarmi dhe janë evakuar qytetarët e pranishëm në atë moment në qendrën tregtare.
Kanë arritur menjëher edhe zjarrëfikësit të cilët kanë hasur në vështërsi për të arritur te vendi ku digjej automjeti, për shkak të tollovisë nga evakuimi i njerëzve. Nuk njoftohet për të lënduar.
Njësiti i zjarrëfikësve ka konfirmuar se bëhet fjalë për djegjen e një automjeti në garazhin e “East Gate”.
Hetimet do të dëshmojnë shkakun e shpërthimit të zjarrit në automjetin në fjalë.
